Drejtoria e Pronës, Kadastrës e Gjeodezisë përballet me mungesë të buxhetit për shpronësime të parcelave private, derisa për vitin 2017 ka planifikuar hapjen e 6 rrugëve të reja në territorin e kësaj komune.
Ndaj, problem është mungesa e mjeteve. Deri tashti kjo drejtori ka arritur t’i hapte 2 rrugë të reja nga magjistralja Prishtinë-Shkup, të cilat lidhen me rrugën “Astrit Bytyçi” në qytet. Ndërkohë që një rrugë tjetër do të hapet nga rruga “Ahmet Kaçiku”, e cila lidhet me rrugën ”Gjon Serreqi”, dhe “Astrit Bytyçi”. Pastaj edhe disa rrugë të tjera nëpër fshatra, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.