Me miratimin e Ligjit për Trepçën në tetorin e vitit të kaluar, minatorët shpresuan në përmirësimin e kushteve të punës. Mirëpo, ndodhi e kundërta. Kombinati ‘Trepça’ ka muaj që është duke funksionuar pa bord, raporton KT .
Kjo ka ndikuar negativisht në punën e gjigantit ekonomik.
Sipas drejtuesit të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, në vitin 2017, ka pasur rënie të prodhimit.
Përveç kësaj, gjendja e minatorëve vazhdon të jetë e rëndë, si pasojë e mos-zbatimit të ligjit.
Minatorët thonë se shpresojnë që qeveria e re të mos jetë si qeveritë e kaluara.
Me Ligjin e ri, kombinati metalurgjik ‘Trepça’, është shndërruar në shoqëri aksionare në pronësi 80% të Qeverisë dhe 20 % të punëtorëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpresat për ngritje të Trepçës, minatorët i kanë te Qeveria e re
-
Qeveria: Përkrahja financiare për “Trepçën” varet nga zotimi se do të rifillojë rritja e prodhimit
-
Institucionet vazhdojnë të degradojnë kombinatin “Trepça”
-
Ligji për Trepçën ende vetëm në letër
-
Trepça “peng” i formimit të Qeverisë së re, punon me humbje