Arbëri

Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2020

KOHA fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për:

  1. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar, dhe
  2. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar

PROCEDURA:

Për Romanin e Vitit:

  1. Të gjithë autorët e interesuar ftohen që t’i paraqesin veprat e tyre të botuara që nga ceremonia e vitit paraprak (1 nëntor 2019 - 31 tetor 2020), apo të pabotuara, më së voni deri më 1 nëntor 2020, me postë elektronike në adresën: [email protected]. Paraqitjes duhet shtuar edhe një biografi të shkurtër të konkurruesit.
  2. Të drejtë konkurrimi kanë autorët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare përfshirë edhe Diasporën.
  3. Anëtarët e Jurisë apo anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.

Për gazetari të shkruar:

  1. Të gjithë gazetarët e interesuar që punojnë në Kosovë ftohen që të konkurrojnë me më së shumti dy shkrime të veçanta autoriale apo bashkautoriale, të botuara në gazetë apo portal në Kosovë.
  2. Shkrimet e botuara prej datës 1 tetor 2019 deri më 31 tetor 2020, duhet të dërgohen më së voni më 1 nëntor 2020, me postë elektronike në adresën: [email protected]. Paraqitjes duhet shtuar edhe një biografi të shkurtër të konkurruesit.
  3. Anëtarët e Jurisë apo anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.

SHPËRBLIMET

Për romanin më të mirë shqiptar të vitit

Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.500 € (një mijë e pesëqind euro) si dhe botimi i garantuar i romanit nga Shtëpia Botuese “KOHA” për veprat e pabotuara, kurse te veprat tashmë të botuara, ribotimi vetëm në rast marrëveshjeje me shtëpinë botuese origjinale.

Për gazetari të shkruar

Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.000 € (një mijë euro).

Për shkak të pandemisë, sivjet nuk do të ketë ceremoni solemne.

Shpallja e fituesve do të bëhet të martën, më 22 dhjetor 2020, në emisionin Express të KTV-së, nga ora 18:00.