Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpend Ahmeti kur e dëgjon Kadri Veselin i kujtohet Gruevski

Shpend Ahmeti ka thënë se deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK ia kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë, duke shtuar se kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë.

Ai ka shkruar në facebook se republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë. Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka shkruar ai.