Mësimdhënësja e shkollës fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë, Afërdita Misini është shoqëruar sot në Polici pasi një prind është ankuar se ka marrë kërcënim nga kjo mësimdhënëse.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Koha Ditore”, drejtori i shkollës, Agron Mexhuani.
“Një prind është ankuar, thotë se është kërcënuar nga mësimdhënësja. Në shkollë ka dalë policia e cila e ka shoqëruar mësimdhënësen. Unë nuk kam qenë prezent dhe nuk mund të them saktësisht se çka ka ndodhur. Sipas informatave kjo ka ndodhur në hyrje të shkollës por nuk mund të paragjykoj më shumë sepse nuk kam qenë prezentë”, ka thënë ai.
Në lidhje me këtë çështje, gazeta ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës për zëdhënësi Bajram Krasniqi ka thënë se për këtë çështje do të deklarohen më vonë.
Ditë më parë prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë kanë protestuar duke kërkuar që kjo mësimdhënësve të mos vazhdojë punën pasi sipas tyre, e njëjta po ushtron dhunë psikike ndaj nxënësve.
-
Prindërit në shkollën “Emin Duraku” të kryeqytetit mblidhen për të ndaluar hyrjen e arsimtares së historisë
-
Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut
-
Profesoresha denoncon për kërcënim kolegun në Universitetin e Prizrenit
-
Siguria në shkollat e Prishtinës, Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja
-
Ngrihet shqetësimi se persona të panjohur po i joshin nxënësit me çokollata e lojëra