Platforma e Shoqërisë Civile për Dialogun ka thënë se nevojitet përkushtim në arritjen e një marrëveshje finale Kosovë – Serbi.
Në 11 vjetorin e fillimit të dialogut Kosovë – Serbi, Platforma e Shoqërisë Civile për Dialogun ka thënë se dialogu mbetet alternativa e vetme për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve.
“Që nga fillimi i dialogut para 11 viteve deri më tani janë arritur mbi 35 marrëveshje për tema të ndryshme. Pas kaq viteve nuk është arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme, ashtu siç kërkohet dhe është kushtëzuar përfundimi i këtij dialogu nga Bashkimi Evropian. Nuk ka dyshim se arritja e kësaj marrëveshje pikë së pari varet nga vullneti politik dhe përkushtimi i të dyja vendeve, si dhe nga angazhimi dhe koordinimi në mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke theksuar faktin që dialogu mbetet alternativa e vetme për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe integrimin e tyre evropian, është e domosdoshme që ato sa më shpejtë t’i kthehen tavolinës së bisedimeve me vullnet të plotë politik për të arritur marrëveshjen në fjalë, ndikimi i së cilës nuk do të kufizohej vetëm në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, por do të kishte efekt stabilizues dhe rritje të sigurisë në Ballkan, sidomos në rrethanat aktuale pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet nga Platforma e Shoqërisë Civile për Dialogun.
Nga kjo Platformë është thënë se elemente të rëndësishme që kanë ndikim madhor në suksesin e këtij procesi mbesin konsensusi i brendshëm politik e shoqëror si dhe transparenca e llogaridhënia politike. Thuhet se nuk janë adresuar si duhet nga qeveritë e Kosovës që nga fillimi i dialogut 11 vjet më parë.
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia
- Limitet e ndërmjetësimit të BE-së dhe udhëkryqi në të cilin gjendet dialogu Kosovë-Serbi
- As në 2026-n nuk do të ketë progres domethënës në dialogun Kosovë – Serbi
-
Orav: S'mund ta imagjinoj se si Kosova e Serbia mund të anëtarësohen në BE pa normalizim
-
Surroi: Procesi i dialogut ndodhet në “paqartësi konstruktive”