19 kompanive u ishte dhënë autorizimi që nga viti 2015, për ndërtimin e hidrocentraleve.
Ndërtimi i disa prej tyreve kishte qenë fatal për lumenjtë dhe natyrën përreth.
Krejt kjo u bë në emër të energjisë së pastër, për arritjen e kuotës së Bashkimit Evropian që 25 përqind e konsumit energjetik të bëhet përmes energjisë së ripërtërishme, raporton KTV.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, ka treguar se pjesa më e madhe e kësaj kuote është arritur përmes përdorimit të peletit.
Megjithëkëtë, nëse rezultatet e analizave të cilat pritet të dalin në prill, rezultojnë se peleti ka pasur përbërje të dioksidit të karbonit, atëherë vendi do të jetë larg arritjes së caqeve të caktuara nga BE-ja.
Këtë e ka cilësuar shqetësuese, profesoresha Venera Demukaj.
Edhe Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në KosovëInstituti për Politika Zhvillimore, INDEP, ka vlerësuar se Kosova është duke ngecur në përdorimin e energjisë së ripërtërishme.
Ky takim është realizuar nga INDEP Kosova, me temë Tranzicioni i Energjisë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme për këtë sektor.
-
Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime
-
Për tre vjet, pothuajse asnjë megavat nuk iu shtua sistemit nga energjia e ripërtëritshme
- Kush mban përgjegjësi për zbatimin e urdhrave të gjykatave për të mbrojtur ambientin dhe komunitetet lokale të Kosovës?
-
MMPH-ja po përgatit lëshimin e lejes për hidrocentralin tek i cili konstatoi një varg shkeljesh