Prishtinë, 8 qershor - Teatrit të Kosovës i është shtuar edhe një shoqatë. Kësaj radhe një e tillë, e cila specifikisht do të merret me mbrojtjen e të drejtave të regjisorëve kosovarë. Bëhet fjalë për Shoqatën e Regjisorëve të Teatrit të Kosovës.
Regjisorët Florent Mehmeti, Burbuqe Berisha, Ilir Bokshi, Kushtrim Koliqi, Zana Hoxha, Fatos Berisha e Erson Zymberi janë themelues. Në një komunikatë për media është thënë se ShRTK-ja, për dallim prej Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës dhe Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të angazhohet në rregullimin e tregut të punës për regjisorët vendorë. Aty po ashtu thuhet se kjo shoqatë do të merret me aftësimin dhe ngritjen profesionale, si dhe me krijimin e rregulloreve që mundësojnë kushte dhe hapësira për punë në fushën e regjisë në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThemelimi i kësaj shoqate, sipas asaj që shkruhet në komunikatë, vjen si pasojë e mosangazhimit të mjaftueshëm të regjisorëve kosovarë në programin vjetor të TKK-së (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.