Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar se Kosova nuk po mund të marrë pjesë në Olimpiadat Matematike Ballkanike, për arsye politike, sipas tyre.
Përmes një njoftimi në Facebook kjo shoqatë shkrun se dy nga katër problemet/detyrat e Olimpiadës janë të anëtarit kosovar të propozuara përmes Republikës së Shqipërisë, Dorlir Ahmetit.
“Republika e Kosovës, për arsye politike të ndikuara nga Serbia nuk mund të merr pjesë në BMO dhe JBMO, prandaj SHMK shpreson se problemet/detyrat e anëtarit të saj në JBMO 2020 do të ndikojnë tek anëtarët e Shoqatës së Matematikanëve të Evropës Juglindore – MASSEE në mënyrë që të reflektojnë e ta ndihmojnë Kosovën të jetë anëtare me të drejta të plota në MASSEE dhe nxënësve të Kosovës t’iu mundësohet pjesëmarrja në Olimpiadat Matematike Ballkanike”, thuhet në njoftim.
{gallery}