Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, përveç që ka folur për liberalizim të vizave për Kosovën, ka folur edhe për numrin e madh të ministrave, e në veçanti të zëvendësministrave.
Sholtes tha se Kosova duhet të bëjë lëvizje drejt reformimit të administratës publike.
“Nëse dëshironi që të diskutojmë rreth kësaj reforme, duhet të kemi parasysh numrin e ministrave dhe zëvendësministrave dhe njëkohësisht të sqarohet se ku dëshiron Kosova që të arrijë në të ardhmen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ne të përgatisim prioritet në planin ekonomik. Këtë duhet ta bëjmë edhe në sistemin arsimor dhe në shëndetësi”, tha Sholtes në konferencën për media, shkruan KsP.
Artikuj të ngjashëm