Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkrimin për aventurën e Thaçit, Surroi e vazhdon me tabelën e shahut të Vuçiqit

Në vazhdimin e kolumnes në “Kohën Ditore” rreth aventurave “korrigjuese” të Thaçit, shkrimtari dhe ish-politikani Veton Surroi shkruan për tabelën e shahut të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Pse fjala e Thaçit “korrigjim”, sipas Surroit, nuk është e rastësishme dhe kush e përzgjodhi këtë fjalë.

“Thaçi dhe Vuçiqi mund të dalin e të flasin me të njëjtën gjuhë - pra “korrigjim”, madje edhe të dakordohen tërësisht mbi rindarjen gjeografike, por Thaçi dhe Vuçiqi kanë kundrime të ndryshme të zhvillimit të mëtejmë dhe epilogut të këtij procesi”, shkruan Surroi.

Përderisa Hashim Thaçi beson se “korrigjimi” përfundon konfliktin me Serbinë, Vuçiqi, sipas Surroit, këtë hap e konsideron si hapje në shah, piun për piun.

Komentin e plotë mund ta lexoni në “Kohën Ditore”.