Gjithsej 58 raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Në njoftimin e së premtes të IKSHPK-së shkruan se ata kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, sipas njoftimit.
Të enjten mbrëma, IKSHPK-ja kishte bërë të ditur për 55 raste të vdekjes.
Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja, 114 janë janë konfirmuar të premten.
Të shëruar ndërkaq, të premten janë regjistruar 117 pacientë.
Artikuj të ngjashëm
-
Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë gati të mbërrijë në 100 mijë
-
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në mbi 10 mijë
-
Mbi 72 mijë persona janë prekur me COVID-19 në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë
-
Mbi 10 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
-
Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë