Edhe një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën mbrëma, duke e ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të të vdekurve, është bërë e ditur nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Në njoftimin e IKSHPK-së shkruan për pesë rastet e vdekjes, “të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime të KOHËS kanë bërë të ditur se viktima e pestë ishte dërguar nga emergjenca në Infektivë në një gjendje të rëndë dhe kishte pasur sëmundje shoqëruese.
“Ka qenë pa vetëdije. Ka vdekur rreth orës 20:00”, ka thënë ky burim.