Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkollat në Shqipëri të mbyllura deri në 3 prill

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri ka nxjerrë një vendim që shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura në të gjithë vendin deri në datën 3 prill, për shkak të koronavirusit.

Fillimisht në Shqipëri ishte vendosur që shkollat të mbylleshin për dy javë, kur ishte marrë vendimi më 9 mars.

Deri tani në Shqipëri numri i personave të infektuar me këtë virus ka mbërritur në 70.