Afro 200 mësimdhënës në Komunën e Kamenicës rrezikojnë të mbesin pa punë si pasojë e numrit të vogël të nxënësve.
Qeverisja lokale po vlerëson se faktori kryesor që ka ndikuar në uljen e numrit të nxënësve është migrimi i popullsisë dhe se ata kanë analizuar gjendjen e krijuar në arsim dhe kanë ardhur në përfundim se nga 38 shkolla, sa ka Komuna e Kamenicës, vetëm 5 shkolla janë të nevojshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mirëpo Komuna ende nuk ka dhënë një sqarim nëse do të ketë vendim për mbylljen e 33 shkollave të cilat po vlerësohen si të panevojshme, shkaku i numrit të vogël të nxënësve të cilët vijojnë procesin mësimor.
Detaje nuk janë dhënë as për shkollat të cilat rrezikohen të mbyllen. Nol Nushi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, ka deklaruar se klasat nuk po mund të plotësohen me nxënës, ndaj kjo shtron nevojën edhe të reduktimit të stafit mësimor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mësimdhënës tepricë, shkak po shihet migrimi i të rinjve
-
Planifikohet risistemimi i 1600 “mësimdhënësve tepricë”
-
Për 10 vjet: 114 mijë nxënës më pak në Kosovë, u rrit numri i mësimdhënësve
-
Kreu i Kamenicës kërkon dorëheqjen e mësimdhënësve që s’i respektojnë reformat
-
Bie numri i nxënësve në shkollat e vendit