Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Faik Konica" në Prishtinë thotë se është bërë gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21, që mund të nisë në shtator.
Në këtë shkollë gjatë këtyre ditëve është punuar që nxënësve t’iu ofrohet ambient më i këndshëm dhe më i sigurt, në këtë periudhë të pandemisë në të cilën gjendemi momentalisht.
“Në çdo pjesë të shkollës janë vendosur sinjalizues të cilët do t’ju rikujtojnë nxënësve që të mbajnë distancën dhe higjienën. Nxënës të dashur, së bashku po kthehemi sërish në shkollë, por këtë herë edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që e ka mbajtja e higjienës për ruajtjen e shëndetit”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.
Artikuj të ngjashëm
-
Procesi mësimor në shkollat e Prishtinës rifillon nga e hëna pas stabilizimit të situatës
-
Fillon mësimi tërëditor edhe në dy shkolla të Prishtinës
-
Sot nis viti i ri shkollor, Prishtina me mësim gjithëditor në disa shkolla
-
Prindërit e nxënësit e “Faik Konicës” kërkojnë që mësimi të nisë menjëherë
-
Nesër fillon periudha e dytë shkollor në Kosovë