Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren do të bëhet me objekt të ri

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me bashkëpunëtor ka vizituar sot Komunën e Prizrenit.

Me kryetarin e kësaj Komune, z. Ramadan Muja, siç thuhet në njoftimin për medie, ai bisedoi për bashkëpunimin me komuna në fushën e arsimit, po ashtu ka nënshkruar edhe një marrëveshje mirëkuptimi që ka për qëllim ndërtimin e objektit për kopsht të fëmijëve në Prizren, transmeton Koha.net. Ministri Bajrami tha se në Prizren do të ndërtohet një objekt model i kopshtit për fëmijë dhe një shkollë e muzikës, e cila gjithashtu do të jetë e standardeve të larta. Në këtë kuadër planifikohet ndërtimi i kopshtit të fëmijëve dhe shkollës së mesme të muzikës “Lorenc Antoni”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata bëhet e ditur se biseduan edhe për çështjen e pagave të 39 mësimdhënësve të Shkollës së Mesme Ekonomike dhe u zotuan në rregullimin e çështjes administrative dhe dhënien e pagave.

Ministri Bajrami ka bërë të ditur se është duke u trajtuar edhe çështja e diplomave të paakredituara të disa prej drejtimeve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prizrenit dhe se së shpejti do të zgjidhet ky problem.

Ndërsa, kryetari Muja e ka falënderuar ministrin Bajrami për mbështetje të vazhdueshme që po i bënë komunës së Prizrenit, komunë kjo e cila është e dyta për nga numri i banorëve.

Ministri Bajrami ka vizituar sot edhe shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” në këtë komunë.

Image