Procesi i vlerësimit të teksteve shkollore është përcjellë me shumë parregullsi. Edhe rezultatet preliminare nuk u shpallën në bazë të raportit përfundimtar të Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, (KEPTSH) siç e parasheh Udhëzimi administrativ për recensentët, vlerësimin dhe lejimin e teksteve shkollore.
Dy anëtarë të KEPTSHT-it, që kanë dhënë dorëheqje së fundi, Sefer Avdiaj dhe Fadil Grajçevci kanë konfirmuar për shkeljet në këtë proces, derisa kanë thënë se zgjidhja më e mirë është anulimi i vlerësimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të pakënaqur me procesin janë edhe shtëpitë botuese. Pronari i shtëpisë botuese “Luarasi”, Shukri Klinaku, është duke përgatitur padi për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) pasi pretendon se u favorizua një shtëpi botuese.
Nga ana tjetër, në MASHT kanë thënë se procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se nuk ka arsye për anulim. Sipas udhëheqësit të KEPSHT-it, Ferim Gashi nëse ka pasur shkelje secili do të marrë përgjegjësi konform ligjit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shtëpitë botuese pa informata për procesin për tekstet e reja, u druajnë parregullsive
-
Padi ndaj MASHT-it për procesin e teksteve shkollore
-
Kërkohet anulimi i vlerësimit të teksteve shkollore shkaku i shkeljeve të shumta
-
Ministria e Arsimit pranon se ka gabime në tekstet e reja shkollore
-
Kërkohet rishikimi i teksteve dhe përfshirja e mësimdhënësve në vlerësimin e tyre