Punimet në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë, kishin zbuluar një shpellë, e cila ngjasonte me atë të Gadimes.
Por pas 2 muajve, ajo është shkatërruar dhe punët për ndërtimin e autostradës janë duke vazhduar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht për shkak të shpellës, punët ishin ndërprerë por Komisioni Ndërministror, i udhëhequr nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, duke u bazuar nga analizat e informacionit nga terreni, vendosi që gjetjet e shpellës potenciale nuk përbëjnë ndonjë vlerë për t’u ruajtur dhe rekomandoi vazhdimin e punës, gjegjësisht shkatërrimin e saj.
Në organizatën për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” thonë se shpella është dashur të ruhet.
Nga kjo organizatë, deklarojnë se ministria i ka dhënë prioritet ndërtimit të autostradës dhe jo ruajtjes së vlerave të mirëfillta të vendit, që gjithashtu mund të shfrytëzoheshin për zhvillim të turizmit në këtë pjesë.
Në përgjigjen e Ministrisë së Ambientit, thuhet se komisioni që ka përpiluar raportin lidhur me rastin ka rekomanduar që gjatë shfrytëzimit të gëlqerorëve, të gjithë ata që punojnë në këtë vend shfrytëzimi, sidomos manipuluesit e mjeteve të shpimit, në rast se hasin në çfarëdo hapësire gjatë shpimit aspo edhe shfrytëzimit, të njoftojnë organet kompetente dhe të respektohen të gjitha ligjet në fuqi.