Mazgit-Obiliq, 19 maj –Objekti që ishte paraparë të punonte si Zyrë e vendit në fshatin Mazgit i Poshtëm i Obiliqit ka filluar të shkatërrohet ende pa u funksionalizuar asnjëherë. Duket se asgjë nuk ka shkuar mirë me këtë objekt të ndërtuar para disa vjetësh nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Banorët thonë se fillimisht, pas përfundimit të tij, punëkryerësi kishte ardhur dhe ia kishte hequr të gjitha dritaret, pasi ministria nuk ia kishte dhënë mjetet, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa, pasi ishin bërë pagesat, ai i kishte vendosur prapë dritaret. Por, tashti objekti sërish ka mbetur pa dritare e dyer, pasi të gjitha, pos kornizave, i janë marrë nga persona të pandërgjegjshëm. Banorët shprehen se do të ishte mirë sikur të funksionalizohej, në mënyrë që të mund të pajiseshin me dokumente pa pasur nevojë të shkonte në objektin komunal në Obiliq. Por, Komuna nuk ka paraparë mjete për ta funksionalizuar. Zëdhënësi, Burim Gërguri, thotë se objekti është ndërtuar pa ndonjë analizë paraprake.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.