Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkatërrohet numër i madh i armëve të vogla dhe të lehta

Një numër i madh i armëve të vogla dhe të lehta janë shkatërruar nga Policia e Kosovës.

Kjo ngjarje rajonale e cila u zhvillua në“Metal Holding” në Ferizaj, u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Grumbullimi i këtyre armëve është bërë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi tha se ky është një aktivitet në të cilin Kosova përpiqet të jetë pjesë e iniciativave rajonale për më shumë siguri për qytetarët.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë në punën e madhe që e kanë bërë

në muajt e kaluar në drejtim të realizimit të Strategjisë Nacionale për Kontrollimin dhe Grumbullimin e Armëve të Lehta dhe të Vogla”, tha zëvendësministri Selimi.

Edhe Kosova shkatërron një numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta Arbëri Kosova shkatërron një numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta

Koordinatorja e Programit të UNDP, Valbona Bogujevci, ka thënë se UNDP është e gatshme që të vazhdojë ndihmën dhe përkrahjen dhe të punojë ngushtë me palët e interesuara në adresimin e sfidave të ngjashme në të ardhmen. Ajo tha se posaçërisht në këto kohë që po jetojmë, armët e tilla dhe eksplozivët po bëhen gjithnjë e më shumë të zgjedhura për sulme terroriste.

Katerina Lopo, përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se Strategjia e Bashkimit Evropian për Armët e Vogla dhe të Lehta identifikon Ballkanin Perëndimor, si prioritet kryesor dhe për këtë BE është e përkushtuar të përkrahë në mënyrë sistematike partnerët e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër trafikimit të armëve.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se Policia e Kosovës vazhdimisht punon në zhvillimin e kapaciteteve të saja për të pasur sa më shumë sukses në konfiskimin e armëve të jashtëligjshme dhe do të jetë e përkushtuar të largojë mjetet e jashtëligjshme të dhunës nga duart e qytetarëve, sepse ky është element thelbësor që po i kontribuon rendit dhe ligjit dhe sigurisë publike në vend.