Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkohet një zëvendësministër

Numan Baliq, i cili së fundmi u kthye në Qeveri, si zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike, sot u shkarkua.

Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Haradinaj, tha për Koha.net se kjo u bë me vendim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha.net gjithashtu merr vesh se Numan Baliq, u shkarkua nga kjo pozitë si pasojë e ankesave të deputetëve boshnjakë.

Kujtojmë se edhe në Qeverinë e parë të pasluftës, Baliq ka qenë Ministër i Shëndetësisë në vitet 2002-2003 dhe ishte shkarkuar.

Atë kohë, raportohej se Numan Baliq, nuk i ka respektuar rregulloret e punës.

Ministre e re e Shëndetësisë ishte emëruar Resmije Mumxhi, anëtare e Partisë Demokratike Popullore Turke të Kosovës.

Aktualisht Qeveria Haradinaj ka mbi 70 zëvendësministra.