Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vendosur që të shkarkojë Ferki Fejzën nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas vendimit që ka siguruar KOHA, Fejza është shkarkuar për disa veprime të kundërligjshme duke përfshirë: mosofrimin e shërbimeve nga Agjencia, lidhja e kontratës pa procedurë prokurimi, botimi i paligshëm i ftesës publike dhe sjellja jo e mirë ndaj vartësve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFejza fillimisht ishte pezulluar nga pozita e tij e më pas edhe është shkarkuar.
Ai ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018.
