Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, është shkarkuar të martën nga detyra, merr vesh KOHA nga burimet e saj.
Zyrtarët komunalë të Podujevës nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështjeje. Ndërkohë vetë drejtori Mulliqi ka thënë të mos jetë i njoftuar për një vendim të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për momentin nuk mund të deklarohem për arsye që nuk e di as unë saktë për atë ‘dokument’! Në momentin që ka diçka konkrete unë do ju njoftoj!”, i ka thënë KOHËS, Besnik Mulliqi.
Gjatë ditës së sotme, Inspektorati komunal i ka rrënuar dy objekte pa leje në fshatin Orllan dhe nuk dihet nëse kjo është bërë shkak i shkarkimit të tij.
Në qeverisjen e VV-së, prej vitit 2020, ky është drejtori i tretë i Inspektoratit.