Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiritat e hapur e të moçëm të transportit të thëngjillit ndihmojnë ndotjen e ambientit

Hiri dhe tymi i thëngjillit vazhdojnë të jenë faktori kryesor në ndotjen e ambientit dhe rrezikimin e shëndetit të banorëve të disa komunave.

Shiritat që transportojnë thëngjillin janë të hapur, të njëjtit janë edhe tejet të dëmshëm për ajrin në një diametër të gjerë, prej ku ato operojnë.

Në pjesën dërrmuese nga kalojnë shiritat transportues, zakonisht ka erëra të forta e që mundëson lehtë shpërndarjen e hirit të thëngjillit.

Edhe pse këta shirita janë nën menaxhim të Korporatës Energjetike të Kosovës, zyrtarë të saj kanë zgjedhur të heshtin, duke mos pranuar të japin asnjë informacion se çfarë masash po ndërmarrin për të ndryshuar situatën.

Nga ana tjetër, ekspertë të ambientit thonë se kjo situatë e rëndon edhe më shumë gjendjen e ambientit dhe për pasojë shëndetin e qytetarëve.

Ndërsa banorët që shpesh përballen me ndotjen e tyre ankohen për probleme të shumta që po iu shkakton ndotja.

Artikuj të ngjashëm