Ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Shvarc-Shilling, paralajmëroi që të mos ndërmerren hapa të pamenduar në lidhje me Kosovën.
Duke folur për "Der Standard", Shilling shprehu keqardhje që ish-diplomati austriak Wolfgang Petritsch nuk iu bashkua një paralajmërimi nga ish-zyrtarët e nivelit të lartë për ndryshimet e mundshme të kufijve në Ballkan.
Ai kritikoi Petritschin, i cili përdorte termin "korrigjim kozmetik" në lidhje me ndryshimin e kufijve.
"Duke u bazuar në përvojën, zoti Petritsch duhet ta ketë ditur se kjo është një politikë me interes në drejtimin e ideologjive etnike-nacionaliste. Kjo tregon se sa pak BE ka trajtuar gjithë konfliktin ballkanik," argumenton ai.
Gazeta austriake shkruan gjithashtu se nuk ka plane konkrete për të ndryshuar kufijtë në Ballkan, por disa flasin për kufijtë që Kosova ka pasur midis viteve 1950 dhe 1954.
-
Petritsch: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë
-
Petritsch për zhvillimet në Kosovë: BE-ja dhe SHBA-ja t’i detyrojnë palët t’i kthehen dialogut
-
Bosch: Ndërkombëtarët po e shtyjnë në një cep Kosovën, e padrejtë ajo që po i kërkohet
-
Petritsch: BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Ish-përfaqësuesit ndërkombëtarë të Bosnjës alarmojnë për rreziqet nga Serbia