Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shihet e rëndësishme sjellja e gazit në Kosovë

Organizata Çohu, ka organizuar një diskutim lidhur me temën e gazit në aspektin ekonomik dhe mjedisor.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë diskutim u tha se gazit duhet kushtuar rëndësi, kjo për faktin se sipas tyre, tani është mundësia më e mirë për ta sjellë në Kosovë për shkak se ka ardhur deri në Maqedoninë e Veriut.

Duke marrë parasysh këtë, u vlerësua se duhet një diskutim me i thellë dhe një studim, i cili do të jepte të dhënat e detajuara lidhur me projektin e gazit, para se të refuzohet.

“Në tryezë u theksua se gazi është një opsion i mirë në aspektin e sigurisë energjetike, por edhe në kalimin më të lehtë të tranzicionit energjetik, pasi që deri në vitin 2050 është paraparë që të mos përdorët gazi, pasi që konsiderohet si produkt fosil. Në tryezë u tha se mbase mund të ndryshojë për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas dy njohësve të kësaj fushe, një nga mundësitë është që shtatë rajonet e Kosovës t’i lidhin ngrohtoret me gaz dhe kjo do ta zvogëlonte konsumin e energjisë për rreth 500 megavat”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në aspektin mjedisor u tha se përdorimi i termocentraleve me gaz, është për 50 për qind më pak ndotës sesa djegia e qymyrit.

Edhe Opinion 2 j. më parë Gazi si mundësi strategjike apo rrugë e kushtueshme pa dalje?

Sa i përket përdorimit ose jo të qymyrit dhe ndalesave që do të bëhen në vitet pasuese për djegien e tij, u tha se duhet analizuar mundësia që të bëhet gazifikimi i qymyrit.

“Pra, përmes teknologjive të reja, bëhet shndërrimi i qymyrit në gaz dhe se në këtë aspekt Kosova do të krijonte një potencial prodhues të gazit. Kjo tryezë u mbajt në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, dhe është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj Human Rightivism. Pikëpamjet e autorit të paraqitura në këtë publikim nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)”, thuhet tutje në njoftim.