Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti kryesisht do të jetë i vranët në të gjithë vendin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të ketë reshje të vazhdueshme shiu me intensitet të ulët e mesatar.
Reshje bore do të ketë në lartësitë mbi 500-800 metër. Në mesditë reshjet e shiut do të fitojnë intensitet të lartë dhe hera herës në formën e rrebesheve kryesisht në bregdet. Reshjet e borës me intensitet të lartë kryesisht do të jenë në veri e verilindje të vendit. Reshjet do të humbin intensitet pasdite.
Prezente gjatë ditës do të kemi mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve. Njëkohësisht do të ketë depozitim të dëborës për shkak të temperaturave të ulëta si dhe ngrica.