Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shi dhe ulje temperaturash sot në Shqipëri

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta të Shqipërisë, por vranësira të dendura dhe shira të izoluar paraqiten në ekstremet verior- Jugor.

Në lartësinë mbi 1400 metra do të shfaqen reshje të pakta dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten në vlera konstante të mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 4 deri 21 apo 22 gradë Celsius.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2- 3 ballë.

Artikuj të ngjashëm