Nëse jeni mësuar me motin e ngrohtë të këtyre ditëve, meteorologët kanë një lajm jo të mirë për ju, sepse ditëve me diell u erdhi fundi. Meteorologët parashikojnë se sot dhe nesër do të ketë reshje shiu si dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.
Gjatë orëve në vijim të ditës së sotme vazhdojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme.
Nesër pas mesditës i gjithë vendi do të pushtohet nga shirat e fuqishëm, të cilët duket se do të vijojnë edhe të premten.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes, por rënie të lehtë sjell mesdita. Rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave.
Artikuj të ngjashëm