Për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë ishte vendosur shtatorja e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Gati 5 vjet pas, hapësirës përreth shtatores së lartë 6 metra, i është dhënë pamje mbresëlënëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkia e Tiranës, për pak javë, arriti që të transformojë sheshin “Adem Jashari”, në një hapësirë që po pëlqehet nga qytetarët e Tiranës.
Në transformimin e sheshit u është kushtuar rëndësi të gjitha detajeve.
“Rregullimi që i është bërë e mirëmbajtja që po i bëhet sheshit “Adem Jashari” në Tiranë, e bëjnë atë që të duket krejt ndryshe nga sheshi me të njëjtin emër në Prishtinë. Kujdesi ndaj shtatores, fontanës, hapësirave të gjelbra, shportave të mbeturinave e deri te ndriçimi, e bëjnë atë të duket superior karshi emnakut të tij në Prishtinë.
Krejt tjetër nga Tirana, është gjendja e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Shkallë të dëmtuara, pllaka të thyera e larguara nga vendi, shporta të shkatërruara të mbeturinave, e hapësira të gjelbra të dëmtuara, janë pamjet që ofron sheshi që mban emrin e heroit, në kryeqytetin e Kosovës.
Si “katastrofal” e vlerësojnë qytetarët gjendjen e sheshit që shtrihet në hapësirën mes Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.
Vitin e kaluar, mosmarrëveshjet mes këtyre dy institucioneve - të cilat ndajnë pronësinë e hapësirave të sheshit, bënë që të humbej një donacion prej 270 mijë eurosh, nga DEMOS-i zviceran për rregullimin e sheshit.
Pjesa e sheshit në anën time të djathtë është pronë e Komunës së Prishtinës, ndërsa ajo në anën e majtë pronë e Kuvendit të Kosovës. E, pikërisht mosmarrëveshjet dhe inatet mes këtyre dy institucioneve kanë bërë që të dështojë projekti për rinovimin e sheshit “Adem Jashari”, e rrjedhimisht kanë çuar edhe në shkatërrimin e tij.
Derisa në kryeqytet ende nuk ka shtatore të Adem Jasharit, aktualisht në sheshin që mban emrin e heroit të luftës së UÇK-së, gjendet monumenti kontestues i “Vllaznim-Bashkimit”.