Rritja e pagës për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe për një pjesë të shërbyesve civilë, përveçqë konsiderohet joligjore, ka nxitur paralajmërimet për një valë protestash e grevash të punëtorëve të sektorëve publikë, shkruan sot Koha Ditore.
Mjekët të mërkurën kanë kërcënuar me veprime radikale nëse Haradinaj nuk reflekton ngjashëm si me rastin e rritjes së rrogës për vete. Rritje të pagave të mërkurën kanë kërkuar edhe shërbyesit civilë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Instituti i Kosovës për Drejtësi nëpërmjet një analize ligjore të publikuar në media ka deklaruar se rritja e pagave nga ana e kryeministrit paraqet tejkalim të kompetencave ligjore.
“Vendimi i Qeverisë tejkalon kompetencat e përcaktuara me Ligj dhe me Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë për caktimin e pagave apo kompensimit për kryeministrin apo ministrat”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Sipas tyre, vendimi i miratuar nga Qeveria Haradinaj, përveçqë është bërë në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm, po ai është bërë pa analizë ligjore adekuate dhe pa vlerësim apo konsultim lidhur me ndikimin financiar, që ky vendim ngërthen në vete për buxhetin e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetin gjyqësor.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.