Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për tremujorin e parë (TM1) 2018.
“Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017, ka rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (23.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (19.8%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (7.7%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (6.8%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (5.0%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (0.6%)”, thuhet në komunikatën e dërguar në ASK.
Ndërkohë që, rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (-10.7%), si dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara (-8.1%).
Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, ka pasur rritje: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (44.2%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (20.3%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (14.4%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (13.6%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (9.4%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (9.2%); si dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (9.2%).
Kurse, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (-14.8 %).
-
TM4 2020: Rritje e tregtisë me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve e duhanit
-
Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për TM4 2018
-
Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit
-
Shënon rritje tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit
-
ASK tregon se ka rritje të tregtisë me pakicë