Është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, ka konfirmuar QKUK.
Pak ditë më parë në QKUK kishte vdekur një foshnje 15-muajshe, ndërsa tani ka vdekur një 37-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima ishte nga komuna e Lipjanit dhe para dy muajsh ishte diagnostikuar me turberkuloz, ndërkohë qe më shumë se dy javë ishte i diagnostikuar me fruth dhe ndodhej në Klinikën Infektive.
“Ju konfirmoj se sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muajsh ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohë qe më shumë se 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infektive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetojë, me që gjendja ishte shumë e rëndë”, thuhet në njoftimin nga QKUK.
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit
-
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth
-
Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim
-
17 raste të fruthit për më pak se një muaj në Kosovë
-
Për afro një muaj 14 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për vaksinim