Sot është Dita Botërore e Popullsisë. Për të shënuar këtë ditë sot në Hotelin “Sirius” në Prishtinë mbahet tryeza "Rëndësia e planifikimit familjar në shëndetin e popullsisë”.
Tryeza organizohet nga Koalicioni K10, koalicion ky për Shëndetin seksual riprodhues dhe të Drejtat e shëndetit riprodhues, mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.