Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shenjëzohet parcela për ndërtimin e pikës kufitare Stançiq- Bellanoc

Drejtoria e Kadastrës e Gjilanit me kërkesë të Qeverisë së Kosovës ka bërë piketimin e parcelave të shpronësuara në të cilat do të ndërtohet pika kufitare Stançiq-Bellanoc, i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

Punimet në ndërtimin e objektit të përbashkët të pikës kufitare sipas Drejtorisë së Kadastrës pritet të nisin këtë muaj, ngase tashti është përzgjedhur edhe kompania për ekzekutimin e punimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Sadudin Berisha, drejtor i Kadastrës, thotë se gjatë procesit të piketimit të parcelave të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarët nga shteti i Maqedonisë. Ka njoftuar se objekti i pikës kufitare Kosovë-Maqedoni do të shtrihet në të dyja anët e kufirit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm