Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konferencë për media, thanë se sektori i shëndetësisë në Kosovë, është i dështuar dhe në kolaps.
Haxhi Avdyli tha se 2018-ta është vit i dështimeve, i cili kaloi pa asnjë reformë legjislative në këtë sektor.
Sipas tij, pas miratimit të Ligjit të pagave, ka shqetësime te punëtorët shëndetësor e sidomos infermierët, dhe një gjë e tillë po ndikon në ikjen e tyre jashtë shtetit.
E, deputeti Naser Rugova, e ka quajtur Uran Ismailin “ministër të Facebookut”.
Por, këto pretendime i ka kundërshtuar ministri i Shëndetësisë. Ai ka thënë se rastet sikurse çmimi i lartë i barnave kanë ndodhur pikërisht në qeverisjen e LDK-së.
Ndryshe, Ismaili ka thënë se këto akuza janë për inate politike dhe mbulesë e dështimeve të LDK- së në vitet e kaluara.
-
Kuçi: Sistemi shëndetësor në Kosovë është i dëmtuar
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Bajrami: Gjendja në shëndetësi e ka emrin korrupsion
-
Kodra për gjendjen e shëndetësisë: S’do e bëja dallimin edhe po të ishim pa ministër
-
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën