Instancë mbi instancë, të krijuara veçanërisht për t’u dhënë përgjigje pacientëve kosovarë kur ankohen se u janë shkelur të drejtat ose nuk janë trajtuar në mënyrën e duhur, vetëm sa e kanë zbehur nivelin e besimit të pacientëve në sistemin shëndetësor.
Mosfunksionimi e moskoordinimi brenda institucioneve shëndetësore dyshohet se ka rezultuar me vdekjen e tre personave dhe me përkeqësimin e gjendjes se gjashtë pacientëve të tjerë, si pasojë e përdorimit të një gazi ilegal, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisione e inspektorate pamjaftueshëm të fuqishme për t’u dalë zot pacientëve kur u rrezikohet jeta nga neglizhenca e keqtrajtimi ose kur trajtohen në mënyrë nënçmuese e me përbuzje, vetëm sa i kanë amnistuar punëtorët shëndetësorë e menaxherët e spitaleve.
Vërejtje me shkrim ose me gojë janë masat me të shpeshta ndëshkuese që përdoren nga këto trupa brenda Ministrisë se Shëndetësisë, pa marrë parasysh seriozitetin e rastit. Nuk ka rëndësi nëse një foshnjë sekondat e para që nga dalja në këtë botë është përplasur me kokë në dysheme apo nëse një grua tjetër ka lindur në korridor pa ndihmën e askujt, përgjegjësit marrin vërejtje me shkrim ose me gojë e që nuk evidencohen askund, përpos në një fletë të formatit A4 si përgjigje e komisioneve për ankuesit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.