Shëndetësisë kosovare assesi t’i hiqet epiteti si “shëndetësi e sëmurë”.
Për këto 10 vjet shtet, të gjitha partitë politike në programet zgjedhore shëndetësinë e patën prioritet, por me formimin e qeverisë ky premtim harrohej.
Për më keq, ajo gjithmonë u la në duart e partnerëve të vegjël të koalicionit, të cilët ishin të pafuqishëm që ta përmirësonin sektorin.
Pakënaqësia e qytetarëve me shërbimet shëndetësore dhe gjendjen e përgjithshme në shëndetësi sa vjen e shtohet.
Shumë shërbime mbeten të kufizuara, e problem kronik sërish është mungesa e barnave, për çka ankesat e pacientëve dhe qytetarëve vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Edhe
Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri
Më e vështirë dhe e papërballueshme është gjendja e atyre pacientëve të prekur nga sëmundje të rënda, të cilët është dashur t’i sigurojnë mjetet nga xhepi i tyre për t’u furnizuar me barna.
Vetëm një vit pas pavarësisë së shtetit të Kosovës, thuajse çdokush dëgjoi për virusin H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, pasi i njëjti u përhap brenda një kohe shumë të shkurtër.
Pak kohë pas kësaj, në publik doli skandali i klinikës Medicus, që u bë i njohur edhe ndërkombëtarisht, sepse pos që aty punonin mjekë të huaj, transplante ilegale të veshkave u tha se u kryen me shtetas të vendeve të ndryshme.
Kjo u bë në spitalin privat Medicus, pronë e urulogut Lutfi Dervishi, i cili ishte mjek në QKUK dhe profesor.
E, ky aktivitet, është i ndaluar sipas nenit 46 të Ligjit për Shëndetësinë, i cili thotë se “Veprimtaria private shëndetësore nuk lejohet në këto lëmi: d) Marrja, ruajtja, transporti dhe transplantimi i indeve dhe organeve njerëzore, përveç në raste të autotransplantimit;
Si dy persona kryesorë për kryerje e këtyre krimeve, përmendej Yousuf Sonmez dhe Moshe Harel, i pari turk e i dyti qytetar izraelit i lindur në Turqi.
Një aferë tjetër korruptive që ndodhi në shëndetësinë kosovare ishte edhe rasti i njohur si “Stenta” .
Disa kardiologë të QKUK –së, pavarësisht misionit të tyre prej mjeku, kishin marrë edhe një mision tjetër të jashtëligjshëm.
Ata i referonin pacientët nga sektori publik për t’i kryer procedurat e koronarografisë nëpër spitale private prej nga përftonin para.
Disa prej të cilëve shkuan aq larg, saqë pacientët e tyre i konsideruan si jashtëqitje, ani pse ata ua besuan jetën e tyre.
Me këtë referencë në spitalet private kardiologët merrnin përqindje nga to, për çka edhe vazhdojnë të gjykohen nën këtë akuzë.
Vdekjet
Por, këta mjekë u harruan për një moment kur brenda një dite ndodhën shtatë vdekje të dyshimta, derisa pacientët ishin në salla të operimit.
Edhe
Bajrami: Gjendja në shëndetësi e ka emrin korrupsion
U tha se shkaktari mund të jetë gazi oksid, me të cilin këtë institucion shëndetësor e furnizonte një kompani e palicencuar, drejtori i së cilës u fut brenda grilave.
Pacientët që vdiqën, disa u zhvarrosën për t’i marrë mostrat për analiza jashtë vendit, ndërkaq hetimet ende janë duke vazhduar.
E, gjatë vitit 2013 rriqrat e Malishevës u bënë shumë të rrezikshme, pasi nga pickimi i tyre vdiqën 10 persona.
Viktimat ishin kryesisht nga Malisheva, Rahoveci e Klina.
Përveç sëmundjes së tyre të sheqerit, të prekurit nga diabeti u përballën edhe me një problem tjetër serioz .
Kjo për shkak se, ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, zgjodhi që të prekurve me diabet t’ua sigurojë ampulën “gensulinë”, pavarësisht thirrjeve të mjekëve se ajo mund të kishte efekte anësore.
edhe ndodhi, pasi që shumë pacientëve me diabet, të cilët e përdorën këtë ilaç, iu përkeqësua gjendja kryesisht të parit.
E, më 2017diçka e tmerrshme ndodhi në Gjinekologjinë e QKUK-së.
Një nënë lindi foshnjën në pllakat e kësaj klinike.
Foshnja e lindur pësoi gjakderdhje në tru dhe gjendja e saj u përkeqësua derisa prindërit akuzuan stafin mjekësor për neglizhencë të rastit, për çka askush nuk e mori përgjegjësinë.
Sidoqoftë, qytetarët e Kosovës brenda vitit shpenzojnë rreth 80 milionë euro për shërim jashtë vendit.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë shpenzon rreth 8 milionë euro në vit për trajtimin e rasteve jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Edhe
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
Mosarritja e ndarjes së sektorit publik nga ai privat ka bërë që institucionet publike të jenë “tregu” ku takohen mjeku dhe pacienti, për t’i dërguar pastaj pacientët në klinikat e tyre private.