Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, të hënën, ka publikuar një varg parregullsish të trashëguara nga ish-qeverisja e kaluar.
Sipas tij, kjo drejtori gjatë viteve të kaluara ka nënshkruar një kontratë me organizatën “Caritas Kosova”, e cila ka përfunduar në muajin dhjetor dhe përmes kësaj kontrate ishin të angazhuar gjithsej 188 punëtorë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, shumica e këtyre nuk kanë përgatitje adekuate profesionale, ndaj punësimi i tyre është bërë mbi bazën e ngjyrimeve politike e familjare.
“Në pjesën e dytë të vitit 2017 janë punësuar 46 punëtorë shëndetësie, ku 26 prej tyre të cilët kanë qenë të angazhuar nuk kanë pasur as përgatitjet adekuate profesionale.
Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e kemi gjetur me një borxh prej 300 mijë eurosh, borxhi ndaj “Caritasit” më 27 dhjetor ka qenë 260 mijë , ndërsa tashti borxhi i mbetur ndaj kësaj organizate është 155 mijë euro. Borxhi total i DSHMS-së tashti tash është 280 mijë euro”, ka thënë Berisha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
162 punëtorë shëndetësorë të Ferizajt kërkojnë zgjidhje nga Komuna
-
200 punonjës shëndetësie prej 3 muajsh pa rroga
-
Në mungesë të mjekëve, dy komuna kontraktojnë shërbime shëndetësore
-
Rreth 220 punëtorë të QKMF-së në Ferizaj pa paga që nga korriku
-
Komuna e Ferizajt me 325 punëtorë shëndetësorë më pak