Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHELL hulumton për naftë në Berat

Një kontratë e re për një tjetër investim të madh të huaj në Shqipëri, u nënshkrua sot mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë së mirënjohur holando-angleze SHELL në fushën e hidrokarbureve, që i hap rrugë kërkimeve për një rezervë të re nafte në zonën e Shpiragut, Berat Bllokun 4.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria sot është një vend që ofron resurse, transparencë dhe garanton drejtësi mes qeverisë dhe investitorëve të huaj.

“Marrëveshja me kompaninë SHELL konkretizon një interes më shumë se 20-vjeçar që kur SHELL u shfaq për herë të parë në vendin tonë në vitin 1994 dhe për tu larguar pas trazirave të tre viteve me vonë,” tha Rama.

“Shqipëria sot në raport me të shkuarën garanton qartësi, transparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë dhe investitorëve të huaj. Prania e një kompanie si SHELL përbën një arsye më shumë për kompanitë e tjera për të investuar në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

“Kjo marrëveshje rrit më shumë praninë e Holandës si një vend prej nga ku vjen një sasi e konsiderueshme e investimeve të huaja. Kjo do të vlejë që në Holandë, Shqipëria të shihet si e plotë dhe jo e pjesshme a thua se këtu nuk ka asgjë përveç krimit të organizuar. Prania e një kompanie si Shelli përbën një arsye më shumë për kompanitë e tjera për ta parë Shqipërinë jo si përshkruhet në media apo siç e dëshirojnë forca politike që janë kundër zgjerimit të BE”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se kompania SHELL do të nisë kërkimin në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që janë krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3.

Edhe Rama: Pas verifikimeve të SPAK-ut, investitorët e huaj janë pronarë të tokës në Zvërnec Arbëri 1 muaj më parë Rama: Pas verifikimeve të SPAK-ut, investitorët e huaj janë pronarë të tokës në Zvërnec

Kjo marrëveshje konsiderohet e rëndësishme tha kryeministri, pasi nëntoka e Shpiragut fsheh një pasuri që mund të transformojë të ardhmen, jo vetëm të kësaj zone por të gjithë Shqipërisë.

Rama tha se nën rrënjët e malit të Shpiragut pretendohet se ndodhet një rezervë e jashtëzakonshme nafte. “Një rezervë që mund të transformojë një herë e përgjithmonë të ardhmen jo vetëm të kësaj zone, por të krejt Shqipërisë. Prandaj edhe dita e sotme është një ditë e shënuar në rrugën drejt të ardhmes. Marrëveshja me kompaninë SHELL konkretizon një interes më shumë se 20-vjeçar që kur SHELL u shfaq për herë të parë në vendin tonë në vitin 1994 dhe për tu larguar pas trazirave të tre viteve me vonë” tha Rama.