Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, do të vizitojë Kosovën sot, konfirmoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.
Jovanoviq u emërua kryetar i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të Trump Richard Grenell dhe shefit të DFC Adam Boler.
Ai është amerikan me origjinë serbe.
Në konferencën kur ai u prezantua në krye të detyrës së re, Jovanoviq ishte përshkruar si “patriot amerikan” që krenohet për rrënjët e tij.
Në deklaratën për media, Jovanoviq në gjuhën serbe ishte shprehur se me emërimin i tij në pozitën e drejtorit të Zyrës së DFC-së, ka marrë përgjegjësi të lartë, ndërsa pozitën e tij të ardhshme e ka përshkruar si rast që të vjen një herë në jetë.
Sikurse shumë fëmijë të tjerë serbë, të rritur në SHBA, John fëmijërinë e ka kaluar në Çikago. Prindërit e tij janë emigrantë serbë, Nada dhe Sreqko, të cilët u shpërngulën në SHBA në shekullin e kaluar.
Edhe
Reformat e Bidenit, shkarkohet drejtori i zyrës së DFC-së në Serbi
Pos karrierës së suksesshme vëmendjen e opinionit, Jovanoviq e tërheq edhe për shkak të martesës me moderatoren e njohur dhe autoren amerikane Daphne Oz.
Zyra e DFC-së në Beograd ishte hapur në kuadër të marrëveshjes që Serbia e Kosova nënshkruan në Washington më 4 shtator.
-
Kosova në pritje të investimeve amerikane, me bazë në Marrëveshjen e Washingtonit
-
Gjuriq: Përgjegjësia jonë ndaj fëmijëve është që kurrë të mos e kemi armik një fuqi aq të madhe, si SHBA-ja
-
Serbia nis të mbledhë frytet e Marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë
-
Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi