Prokuroria e Gjilanit ngre aktakuzë për asgjësim dosjesh në Zyrën e Arkivit. Salih Kqiku, shef i Zyrës së Prokurimit, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ai e kishte dhënë në shfrytëzim Zyrën e Arkivit të drejtorisë ku ruheshin dokumentet e rëndësishme, OJQ “Psikoterapeutët në veprim”, meqë në këtë organizatë ishin punësuar vajza dhe mbesa e tij.
Kjo organizatë punën e saj e kishte zhvilluar aty ku ishin sistemuar dokumentet. “Më 2014 zyrtarët policorë për çështje hetimore kishin shkuar të kërkonin dosjen e tenderit me 2 raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të KRM “Higjiena” që kishin rezultuar të asgjësuara”, thuhet në aktakuzë, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe KD-ja...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Opozita kërkon zbardhjen e zhdukjes së dokumenteve të prokurimit
-
LVV e PDK duan sqarime për zhdukjen e dosjeve në Zyrën e prokurimit
-
Flet drejtori i Prokurimit në Gjilan, që po akuzohet se zhduku dosje të tenderëve
-
Prokuroria aktakuzë për shefin e prokurimit në Gjilan shkaku i zhdukjes së dosjes së tenderëve
-
Prokuroria aktakuzë për shefin e prokurimit në Gjilan shkaku i zhdukjes së dosjes së tenderëve