Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefat e Shtabit të NATO-s mblidhen në Tiranë nga 15-17 shtator

Presidenti i Shqipërisë,Ilir Meta, bëri të ditur se “për herë të parë në Shqipëri, më 15-17 shtator të këtij viti do të organizohet takimi i shefave të Shtabit të vendeve anëtare të NATO-s, një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura!”

Deklarata e tij u bë dje, gjatë ceremonisë solemne e betimit të shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakut.

Meta, president i Republikës dhe njëkohësisht komandat i përgjithshëm të Forcave të Armatosura, tha në fjalën e tij: “Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësimi buxhetit të mbrojtjes, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të Forcave tona të Armatosura, përmbushja e detyrimeve dhe përgjegjësive në kuadër të NATO-s, do të mbështeten fuqimisht nga unë për 5 vitet në vijim.

Ju uroj shumë suksese edhe në organizimin, për herë të parë në Shqipëri, më 15-17 shtator të këtij viti, të takimit të Shefave të Shtabit të vendeve anëtare të NATO-s, një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë dhe Forcat tona të Armatosura!”