Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë ajo më 31 janar.
“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të zëdhënëses së Ambasadës amerikane, Katherine Judd, dërguar Radios Evropa e Lirë.
Ambasada amerikane tha se diskutimi për Asociacioni konsiston me qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe është si “reflektim për miqësinë tonë të gjatë dhe mbështetjen për popullin e Kosovës”./REL
-
Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me SHBA-në
-
Chollet - Kurtit: Është koha të diskutohet për Asociacionin
-
Kurti për diskutimin në Ambasadën e SHBA-së: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre
-
Osmani do ta dërgojë një përfaqësues në takimin për Asociacionin
-
Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin