Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA vazhdojnë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ata diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë të konsoliduara në një miqësi dhe marrëdhënie specifike në shumë sfera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoyt Yee e siguroi Veselin për mbështetje të fuqishme të SHBA-së për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë amerikane për Kosovën. Por, në të njëjtën kohë, duke kërkuar që politikat e zhvillimit ekonomik, rritjes së transparencës, qeverisjes së mirë, si dhe luftës kundër korrupsionit, të jenë prioritete të angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për përgjegjësitë që ka Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, në raport me qytetarët e saj, por edhe në raport me fqinjët.

Veseliu e falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë vendimtare për shumë procese të cilat e kanë përcjellë vendin tonë në kohë të ndryshme.

Ai e njohu Yeen për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.