Këshilltari i Departamentit të Shtetit i SHBA-së, Derek Chollet, ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi me kryeministrin Albin Kurtin.
Ai ka thënë se progresi në dialog është çelësi i Kosovës drejt të ardhmes evropiane.
“Ishte kënaqësi ta takoja kryeministrin e Kosovës Kurtin dje për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, shkroi ai në Twitter.
Chollet falënderoi Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe përsëriti “përkushtimin e prerë të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.
Kurti ka qëndruar për disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fillimisht pati shkuar me presidentin Vjosa Osmani atje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, me ftesën e familjes së saj.
Në SHBA, Osmani dhe Kurti kanë takuar edhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Good to see Kosovo PM Kurti yesterday to discuss shared priorities, including progress on the Kosovo-Serbia Dialogue, the key to Kosovo’s European future. Thanked him for hosting Afghans and reiterated the U.S.’ firm commitment to Kosovo’s sovereignty and territorial integrity. pic.twitter.com/dNucNXQDoi
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 30, 2022