Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot në Washington ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, një mbështetës i Kosovës, Bob Corker, si dhe ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Hoxhaj e ka njoftuar Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit, Corker për, siç e quan kumtesa, progresin e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë dhe nevojën për t’i thelluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në rrugën e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.
"Zhvilluam një takim shumë përmbajtjesor me Corker, i cili është një njeri me shumë ndikim në politikën amerikane. Diskutuam për progresin e Kosovës në këto vite dhe rëndësinë që SHBA-ja mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës në të gjitha drejtimet", ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, Hoxhaj ka takuar njërën nga mbështetëset e mëdha të Kosovës me dekada, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen ndaj Kosovës dhe e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.
Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në një koncert të organizuar në Washington nga ministri i Jashtëm i Italisë për nder të 60 vjetorit të Traktatit të Romës.
{gallery}
-
Kongresmenët amerikanë mbështesin aspiratat euroatlantike të Kosovës
-
Hoxhaj takime në Kongres, miqësia me Amerikën thotë është e përjetshme
-
Hoxhaj në Washington, kërkon mbështetjen amerikane për Kosovën
-
SHBA premton mbështetje për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare
-
Ministri Hoxhaj takon Bob Dole, SHBA-ja mbështetëse e madhe e Kosovës