Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA i jep Shqipërisë 12 mjete të blinduara

Ushtria amerikane i ka dorëzuar asaj shqiptarë 12 mjete të blinduara. Në ceremoninë e dorëzimit ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu, cili vlerësoi Forcat e Armatosura të Shqipërisë, i cili dha një vlerësim për ushtarët dhe marinarët e Shqipërisë.

“Ushtarët dhe marinarët shqiptarë janë heronj të vërtetë. Kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë se javën e kaluar, kur marinarët shqiptarë në anijen Oriku shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë përfshirë edhe 39 fëmijë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anija Oriku ka shërbyer në operacionin detar të NATO-s në detin Egje vitin e kaluar. Gjatë kësaj kohe ata shpëtuan jetën e më shumë se 800 personave.

Si aleati juaj i NATO-s jemi krenarë të shohim ministren tuaj të re të Mbrojtjes dhe shefin e shtabit të investojnë në investimin e së ardhmes së FA.

Ata investojnë fonde, për herë të parë që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009. Po shohim një rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes. Mbi 8 miliardë lekë më shumë se vjet. Kjo është një përparësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës, e presidentit e kryeministrit dhe e Kuvendit. Ju lumtë!”, tha Lu.

Në muajin janar departamenti i Mbrojtjes do të presë ministren tuaj të Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe një delegacion në Pentagon për të diskutuar si mund të zgjerojmë marrëdhëniet tona ushtarake dhe të rrisim mbështetjen tonë në FA shqiptare.