Zëvendësja e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara, Cherith Norman Chalet, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përcjellin me kujdes zbatimin e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e kanë nënshkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Duke theksuar që bëhet fjalë për “ngjarje historike”, ajo ka thënë se Vuçiqi dhe Hoti kanë pasur vendosmëri dhe e kanë bërë “një hap nga e ardhmja e ndritshme”.
“Marrëveshja paraqet bazën për përparim në kohën që po vjen. Normalizimi i plotë është qëllim i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Do të vazhdojmë që ta mbështesim fuqishëm dialogun nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, theksoi Cherith Norman Chalet.
Ajo shtoi që SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës dhe drejtësisë për të gjitha viktimat e konfliktit.
Ajo gjithashtu tha se është koha që të zvogëlohet roli i OKB-së në Kosovë dhe se SHBA-ja e mbështet hartimin e planit për tranzicion të UNMIK-ut dhe në zvogëlimin e përgjegjshëm të rolit të misionit të OKB-së.
-
Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Washingtonit
-
4 vjet nga Marrëveshja e Washingtonit
-
Departamenti i Shtetit inkurajon Kosovën e Serbinë të vazhdojnë moratoriumin mbi njohjet
-
SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t'i përmbahen marrëveshjes së Uashingtonit
-
Qeveria e kualifikon të pavlerë juridikisht Marrëveshjen e Washingtonit